November 26, 2024

Ambasadori britanik ja thotë copë Ramës

Në aktivitetin e sotëm për punën dhe sfidat e policisë shqiptare, përveç ambasadori amerikan Donald Lu, i cili kritikoi qeverinë për mos arrestimin e politikanëve, me të njëjtën gjuhë ka folur edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman. Madje ai ishte, edhe më i drejtpërdrejtë se homologu amerikan.

Norman deklaroi hapur në sy të Edi Ramës, se peshqit e mëdhenj shqiptarë janë ende në oqean dhe se kokat e krimit në Shqipëri kanë imunitet.

“Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet t’i kapë”, deklaroi ai, duke nënkuptuar se akoma nuk janë arrestuar politikanët dhe qeveritarët e lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Këto akuza të rënda për qeverinë Rama vijnë nga dy ambasadorë të rëndësishëm në Tiranë, vijnë menjëherë pas vendimit të Këshillit Europian, për mos  hapja e negociatave pikërisht për këto çështje; korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com