Partia Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nesër paradite në orën 10:00 për të protestuar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetja Albana Vokshi nga selia blu deklaroi se pushteti i korruptuar i Edi Ramës po prish sot Teatrin Komëbtar dhe nesër do të synojë Galerinë e Arteve, pastaj qëndrën historike..
Por, Teatrin Kombëtar nuk e preku as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme, shenjë kjo që ne nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia, teatri dhe prona publike, nga korrupsioni i pushteti i oligarkëve, theksoi Vokshi.