November 27, 2024

Propozimi i veçantë, reperi shqiptar i ulet në gjunjë moderatores

Këngëtari Gjiko ka propozuar për martesë të dashurën e tij, prezantuesen Elita Rudi.

Lajmi konfirmohet nga vetë artisti që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku i ulur në gjunjë, dhe me unazën drejtuar Elitës, e propozon për martesë.

Fotografia shoqërohet edhe me një shkrim, ku thuhet “Ajo tha po”.

Lajmi është pritur mirë edhe nga fansat, që nuk kanë ngurruar të urojnë çiftin.

Gjiko dhe Elita pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, pas një lidhjeje prej më shumë se 1-vjeçare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com