Një grup me njerëz po lundronin me varkë në një port të Isle of Man në Britaninë e Madhe kur kuptuan se pranë tyre ndodhej një peshkaqen i madh.
Instruktorja e lundrimit, Jennifer Kneale, u kërkoi të gjithëve të qëndrojnë aty ku janë dhe të bëjnë lëvizje minimale për të mos e shqetësuar, ndërsa gjallesës gjigante i shihej vetëm krahu mbi sipërfaqe.
“Të gjithë ishim të befasuar, se sa afër nesh po kalonte, ndërsa nuk kreu ndonjë veprim për të na shqetësuar”, ka thënë 37-vjeçarja për ngjarjen.