Adoleshentja Chloe Robson prej kohësh ishte tallur nga shokët dhe shoqet e klasës por mbrëmjen e maturës ajo i habiti që të gjithë.
Ditën e festës, xhaxhai i saj, Grant Robson që drejton grupin e Bikers u fut me 126 motoçiklistë të tjerë për t’i dhënë asaj mbështetje.
“Isha shumë e emocionuar se do shkoja në mbrëmjen e maturës dhe për reagimin që do merrja.
Ishte një tronditje kur të gjithë dëgjuam zhurmën e motorave dhe u shfaqën motoristët.
Nuk e prisja por më bëri të ndihesha e mbështetur dhe të kisha vetëbesim.
Ata më rrethuan makinën dhe më dërguan në shkollë si eskortë.
Të gjithë më pritën me duartrokitje, përfshirë mësuesit dhe familjarët e studentëve të tjerë. Ishte një moment i papërshkrueshëm”, tha ajo.