November 24, 2024

Flckenstein thirrje për bashkëpunim, ja si e quan Basha

Lideri i opozites Lulzim Basha vijon sulmet ndaj nderkombetareve, teksa i cileson te gjithe ata qe bejne thirrje per bashkepunim te opozites me mazhorancen per negociatat, si ‘vegla’ te Edi Rames.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka replikuar në distancë me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein.

Ky i fundit, gjatë një aktiviteti vuri theksin tek bashkëpunimi politik për negociatat.

Ndërkohë kryeopozitari Basha e cilësoi deklaratën “një investim Donkishotesk” te bera nga ndonje i huaj vegel e kryeministrit Edi Rama.

“Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim Donkishotesk edhe nga ndonjë i huaj, vegël e Edi Ramës që flet gati për cdo gjë veçse për problemin”, tha Basha gjatë një takimi me të rinjtë.

“Problemi këtu nuk është intimidimi i opozitës. Këtu nuk është problem i komunikimi qeveri opozitë, nuk është këtu përballja qeveri- opozitë problem.

Problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria. Problem është ekonomia.

Ku s’ka investime, ku taksat rriten, prodhimi bie e çmimet rriten dhe papunësia rritet. Këto janë problemet e Shqipërisë!

Të tjerat janë për ti hedhur hi syve. Të tjerat janë alibitë e Edi Ramës”, shtoi ai.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com