E diela e lënë pas ishte një ditë e shënuar prej një prej moderatorëve më simpatike shqiptare.
Bëhet fjalë për Aida Bajraktarin, e cila u bë pjesë e ekranit si velina e parë e emisionit “Fiks Fare”, bashkë me Saimir Kodrën dhe Gent Pjetrin.
Aida ka lidhur kurorë në një ceremoni tradicionale, me babanë e dy fëmijëve të saj.
Por në dasmë kanë qenë të pranishëm shumë personazhe të njohur, mes tyre moderatorët aktual të Fiksit, Dorian Ramaliu dhe Devis Muka.
Aida pas eksperiencës si velinë u mor me prezantimin e emisioneve të ndryshme në “Digitalb”, por me shkëputje të herë pas hershme, prej lindjes së dy djemve.
Moderatorja simpatike kishte zgjedhur një fustan klasik dhe flokët thuajse të lëshuar, duke u dukur mjaft këndshëm.