December 23, 2024

Zvicra dhe ekipet multietnike në këtë Botëror

Përderisa ka diversitet etnik në pothuajse çdo ekip që merr pjesë në Kupën e Botës në Rusi, shumë thonë se kombëtarja e Zvicrës është ekipi që vendos sandardin e të qenurit multikulturor.

I njohur me dashuri nga tifozët e saj në Zvicër si “Nati”, 14 nga 23 anëtarët e ekipit zviceran ose kanë lindur jashtë Zvicrës ose janë “secondos” – një fjalë e përdorur nga zviceranët për t’iu referuar pasardhësve të emigrantëve.

Por, Zvicra nuk është e vetmja kombëtare në Kupën e Botës që ka pjesën më të madhe të lojëtarëve nga komunitetet e emirgrantëve apo nga pakicat etnike të vendit.

Më shumë se tre e katërta e ekipit të Francës (18 lojtarë) janë nga komunitete të ndryshme të emigrantëve, përderisa Belgjika ka 11 lojtarë të tillë, Anglia dhjetë, Gjermania gjashtë.

“Të huajt janë të padëshirueshëm”

Por, pavarësisht se ka miliona emigrantë – shumica nga shtetet e Azisë Qendrore si Uzbekistani, Taxhakistani, Kirgizia dhe një numër të madh të emigrantëve nga Ukraina dhe Moldavia – ekipi përfaqësues i Rusisë është i përbërë kryesisht nga rusë etnikë por ka edhe futbollist janë nga nacionalitete të tjera, si osetianë, një grup i madh etnik në Rusi.

Përveç brazilianit të natyralizuar, Mario Fernandes dhe disa lojtarë të tjerë, prindërit e të cilëve janë nga Ukraina dhe Bjellorusia, ekipi i futbollit i Rusisë ka mungesë të lojtarëve jo-rusë.

“Rusia, natyrisht, nuk është parajsë për emigrantët që vijnë nga vendet jashtë ish-Bashkimit Sovjetik dhe ka probleme të mëdha që t’i integrojë ata në shoqëri”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Slava Malamud, kolumist për Sovetsky Sport.

“Prandaj, nuk është befasi që ekipi kombëtar rus ka kaq pak diversitet, krahasuar me shumicën e vendeve evropiane”.

Malamud tregon se Peter Odemwingie – djali i një emigranti nga Nigeria që ka lindur dhe është rritur në Rusi –vite më parë kishte refuzuar të luajë për Rusinë dhe kishte zgjedhur që të veshë fanelën e Nigerisë.

Ai thotë se migrantët që jetojnë në Rusi kanë probleme të mëdha ekonomike dhe sociale që i parandalon që të merren me sport. Por, ai sugjeron po ashtu se racizmi po ashtu luan rol në mospjesëmarrjen në ekipet sportive të minoriteteve në Rusi.

“Shumë rusë e shohin diversitetin e skuadrave evropiane si dobësi dhe erozion të kulturave tradicionale”, thotë Malamund.

Në Rusi, për shembull, ekipi i Zenitit ka një politikë të fshehur që të mos marrë lojtarë “me ngjyrë sepse baza e tifozëve të tyre janë kundër kësaj”, thotë Malamund, duke shtuar se “për një kohë të gjatë, një pankartë e madhe ka qëndruar në stadiumin e Zenitit ku shkruhej ‘E zeza nuk është njëra nga ngjyrat tona’”.

Federata evropiane e futbollit, UEFA edhe më herët gjatë këtij muaji e ka gjobitur Zenitin, për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve, gjatë një ngjeshjeje me ekipin gjerman, Leipzing, ku thuhet se tifozët kanë brohoritur “Vrisni të zinjtë”.

Por, Rusia nuk është ekipi i vetëm në Kupën e Botës që ka mungesë të diversitetit. Edhe ekipi i Koresë së Jugut, Japonisë dhe Iranit, kanë pasur prezencë të vogël të minoriteteve.

Njëjtë, edhe ekipet kombëtare nga ish-Republika Jugosllave – Serbia dhe Kroacia– kanë marrë pjesë në këtë ngjarje sportive pothuajse me ekipe të përbëra nga serbët, respektivisht kroatët.

Detektorët zviceranë

Në ndërkohë, dy nga lojtarët më të mirë të Zvicrës vijnë nga vende që kanë qenë në Jugosllavi: Xherdan Shaqiri që ka lindur në Kosovë dhe Granit Xhaka që ka lindur në Zvicër, prindërit e të cilit janë shqiptar, me preadhje nga Kosova. Që të dy shënuan golat që mundën 2:1 Serbinë më 22 qershor.

Shaqiri dhe Xhaka festuan golat e tyre duke bërë shqiponjën.

Edhe pse pothuajse 25 përqind e popullatës që jetojnë në Zvicër kanë preardhje të huaj, jo të gjithë zviceranët përqafojnë ekipin e tyre mulitkulturor dhe disa persona konsiderojnë se lojtarët e kombëtares nuk janë “zviceran sa duhet”.

Roger Koeppel, anëtar i partisë së krahut të djathtë Partia Popullore Zvicerane (SVP), e ka quajtur kombëtaren e tij të futbollit “një trup kalimtar i mercenarëve të huaj me akcent të Ballkanit”.

Po ashtu, ai i ka etiketuar gjashtë lojtarët me preardhje afrikane me shprehjen “ensuisses”- një term nënçmues që përdoret për të vënë në pyetje lidhjet e tyre me Zvicrën.

Partia SVP ka shumicën e ulëseve në Parlamentin e vendit. Një tjetër anëtare e kësaj partie ka qenë i zemëruar me mënyrën se si kanë festuar golat Xhaka dhe Shaqiri.

“Këta dy gola janë shënuar për Kosovën jo për Zvicrën”, ka shkruar në Twitter Natalie Rickli.

Por, ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, i cili ka hequr dorë nga shtetësia italiane, i ka mbrojtur lojtarët, duke thënë se është normale “që të kesh emocione patriotike ndaj shtetit që ke zgjedhur, pa harruar vendlindjen tënde”.

Debati shoqëror

Në anën tjetër, 17 nga 23 lojtarët e Marokut dhe 11 nga Tunizia kanë lindur në Evropë – kryesisht në Francë dhe Holandë. Por, ata kanë refuzuar të luajnë për vendin e tyre të lindjes dhe kanë zgjedhur që të luajnë për vendin e origjinës së prindërve apo gjyshërve të tyre.

“Shumë nga lojtarët tash zgjedhin të luajnë për Marokun përpara se të luajnë për Holandën”, thotë Frank van Eekeren, profesor dhe hulumtues i sportit dhe shoqërisë në Universitetin Utercht në Holandë.

“Ka një ndryshim që po ndodh atje – nuk jam i sigurt nëse ky ndryshim është në gjithë shoqërinë apo në një grup të veçantë, që ka një ndjenjë tjetër me vendin tonë. Kjo mund të jetë shenjë se lojtarët nuk ndjehen si në shtëpinë e tyre, në vendin ku kanë lindur”, thotë ai.

Holandezët, thotë Eekeren, pyesin se mos po bëjnë diçka keq.

“Njerëzit nuk po ndihen si në shtëpi, çfarë ka ndryshuar në këto vitet e fundit?”, thotë ai.

Malamund argumenton se diversiteti etnik haset më shumë në vendet më të pasura si Franca, Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

“Dhe ndërkohë që mrekullohem me Zvicrën, nuk mund të mos mendoj se çfarë ekipi të jashtëzakonshëm do të kishte Shqipëria, nëse lojtarët e saj më të mirë nuk do të luanin në ekipe të tjera”, thotë ai.

Dikush do të mund të mendoj se nëse Brazili dhe Argjentia do të kishin pasur suksese më të mëdha në futboll, pa shoqëritë e tyre unike, thotë Malamud. Diçka që Shtetet e Bashkuara – që nuk arritën që të kualifikoheshin për Kupën e Botës – mund të përfitojnë nga kjo një ditë.

“Arsyeja kryesore që besoj se futbolli në Amerikë do të ketë të ardhme është përbërja etnike dhe kulturore e vendit”, tha Malamud, një qytetar i natyralizuar i SHBA-së./ Mimoza Sadiku/REL

Facebook Comments

MineralHygienics.com