Reper i njohur Drake përpara pak ditësh ka hedhur në treg albumin e tij më të ri ‘Scorpion’.
Në këngët e albumit bën pjesë edhe “Can’t take a joke”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
Kjo vjen prej faktit se reperi shqiptar, Elinel ka akuzuar Drake për kopjim.
Ditën e djeshme Elinel ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën vinte përballë këngën ‘Can’t take a joke’ dhe një këngë të tij ‘Bullet’ të publikuar në vitin 2012.
Midis të dyjave vihet re një ngjashmëri shumë e madhe në muzikë dhe në tekst.
Pas kësaj të gjithë fansat e Elinel i janë hedhur Drake në “sulm” duke e akuzuar publikisht në ‘Instagram’-in e tij.
Mesa duket reperit kanadez kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, prandaj ka marrë një vendim të papritur ndaj Elinel.
Reperi shqiptar ka publikuar në ‘Intastory’ një fotografi, në të cilën shihet se Drake e kishte bërë bllok në pjesën e komenteve. “Ai ka bllokuar komentet”, – ka shkruar Elinel.