November 25, 2024

Me ushtrim të frymëmarrjes ka hequr 13 kilogramë dhe 12 centimetra nga beli

Para pak kohësh, aktori japonez Miki Ryosuke, ka përdorur një metodë interesante, e cila i ka ndihmuar që të humbë 13 kilogramë dhe 12 centimetra në bel për vetëm disa javë, saktësisht 49 ditë.

Praktikimi i këtyre ushtrimeve te japonezët zgjat vetëm 2 minuta në ditë. Ryosuke këtë teknikë e ka quajtur dietë e frymëmarrjes së gjatë.

Shumica e mjekëve evropianë e përkrahin praktikimin e ushtrimeve të frymëmarrjes për të humbur peshë dhe i arsyetojnë në këtë mënyrë: yndyra përbëhet nga oksigjeni, karboni dhe hidrogjeni.

Kur marrim frymë, oksigjeni arrin deri te qelizat yndyrore, ai i zbërthen në komponentë (karbon dhe ujë). Prandaj, sa më shumë oksigjen që përdor trupi ynë, djeg më shumë yndyra.

Thënë thjesht, yndyra është “karburant”, ndërkaq oksigjeni djegës i tij. Veç kësaj, siç konstatojnë ekspertët, kjo teknikë forcon muskujt e barkut dhe pasuron gjakun me oksigjen, transmeton Telegrafi.

Image result for Japanese Method Will Help You Get Rid of Belly Fat

Si bëhet ushtrimi?

Ushtrimi bëhet çdo ditë në kohëzgjatje prej 2 deri në 10 minuta.

Qëndroni në këmbë dhe qiteni njërën këmbë përpara, ndërkaq tjetrën pas saj.

Tani është e nevojshme të tendosni prapanicën dhe të bartni peshën tuaj në këmbën e pasme.

Filloni ngadalë të merrni frymë në kohëzgjatje prej 3 sekondash, duke ngritur duart mbi kokë.

Pastaj, fuqishëm nxirrni frymën në kohëzgjatje prej 7 sekondash, duke tendosur të gjithë muskujt e trupit.

Ekzekutimin e hollësishëm të ushtrimit shikojeni në video:

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com