Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas lajmit se ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka dhënë dorëheqjen për çështjen e emigrantëve në vendin e tij, ka ftuar shqiptarët që të shohin ndryshimin mes tij dhe ministrit tonë të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të njëjtën çështje; atë të emigrantëve.
Ndërkohë që ministri i Brendshëm i Gjermanisë, jep dorëheqjen sepse nuk pranon që vendi i tij të marrë edhe më shumë emigrant nga vendet e tjera, ky i yni trashet në karrike, edhe pse kërkon që vendi i tij të ketë sa më shumë emigrant-shkruan Manjani.
Statusi i plotë i ish-ministrit, Ylli Manjani:
Çfarë ndryshimi!
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë iku se nuk pranon që vendi i tij të mbajë emigrantë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë rri aty e trashet në karrike, megjithëse kërkon që në vendin e tij të ketë sa më shumë emigrantë!!!
Le pastaj skandalet e tjera…
Ndryshim i madh apo jo?
E pastaj thonë se “Gjermania na do shumë”….
Qesharakë pa kufinj…