November 26, 2024

Golem, arrestohet biznesmeni që i theu hundën inspektorit të Tatimeve

Policia e Kavajës ka arrestuar pronarin e një biznesi në Golem të Kavajës, i cili goditi me grusht në fytyrë dhe sy inspektorin e Tatimeve. Ai quhet Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem të Kavajës.

Arrestimi ndodhi dje, më datë 1.07.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Morina, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, që u konstatua me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com