December 23, 2024

Fabregas kritikon Spanjën dhe ‘Tiki-takën’: Kjo mënyrë loje është e dështuar

Ish-mesfushori i Kombëtares spanjolle, Cesc Fabregas, ka komentuar lojën e ekipit në ndeshjen e djeshme përballë Rusisë.

Sipas lojtarit të Chelseat, mbajtja e topit nga “La Roja” është pa kuptim nëse nuk shoqërohet me raste për shënim dhe gola.

“Pamë vetëm një rast të pastër për shënim me anë të Diego Costës. Gjithçka tjetër ishte pasime pafund në mesin e fushës dhe më pas kthimi i topit mbrapa. Një mënyrë loje e tillë nuk të çon askund”, deklaroi Fabregas.

31-vjeçari ishte pjesë e ekipit që u shpall kampion bote në vitin 2010, por u shpreh shumë i zhgënjyer nga skualifikimi përballë Rusisë.

“Është për të ardhur keq pasi si ekip Spanja është shumë më lart se Rusia”, shtoi ish-mesfushori i Arsenalit dhe i Barcelonës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com