December 24, 2024

Ëmbëlsirë e shijshme me kajsi

Mund ta përgatitni me pemë sipas dëshirës, ndërkaq ne po ju sjellim recetën me kajsi.

Përbërësit:

 1 kg kajsi të pastruara,
▪ 3 lugë sheqer të kafenjtë,
▪ 150 g grimca të kokrrave të tërshërës,
▪ 100 g miell,
▪ 100 g gjalpë të ftohtë,
▪ 100 g sheqer të kafenjtë
▪ 1 lugë mjaltë (livadhesh apo bagremi).

Udhëzim:

1. Ngroheni furrën në 180 gradë celsius.

2. Kajsitë ndani përgjysmë por mund edhe t’i pritni në katër pjesë.

3. Rendisni në fund të enës dhe qitni sheqerin e kafenjtë.

4. Përzieni miellin, grimcat e kokrrave të tërshërës dhe sheqerin.

5. Shtoni pjesëzat e gjalpit me gishta dhe fërkoni, që të bëhen thërrmija.

6. Qitni mjaltin dhe bëni thërrmija më të mëdha. Qitni përbërjen barabar nëpër kajsi.

7. Në fund të gjithave qitni 2 lugë të vogla mjaltë, para se t’i fusni në furrë.

8. Piqni në furrë të nxehtë rreth 35-40 minuta. Kur shtresa e sipërme të marrë ngjyrë ari, deserti do të jetë i gatshëm.

Shërbejeni të ngrohtë me akullore vaniljeje.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com