Partia Demokratike ka vijuar edhe sot aksionin e saj në Komisione kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Deputeti Enkelej Alibeaj tek “Ligjet” i ka bërë një paralajmërim të fortë, kolegëve socialistë për të mos u bërë palë me kryeministrin Edi Rama në grabitjen e madhe të truallit të teatrit dhe ngritjen aty të kullave:
“Që juve ju kanë marrë të gjithëve për dore dhe po ju përdorin, po ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro, edhe kjo gjë është fare e qartë. Nuk kam asnjë thirrje për ju. Është e qartë se sot jemi duke konsumuar një vepër penale me atë çfarë do të diskutoni pak më vonë; nuk kam asnjë lloj thirrje për ndërgjegjen tuaj pasi këtu jeni thjesht kukulla në dorë të Edi Ramës, të firmës Fusha, të Erion Veliaj që në vjedhjen që duhet të bëjnë të gjejnë një albi që po e voton Ulusiu, Klotilda, Vasilika etj. Kjo është alibia e asaj që po bëni.
Mirë! Po frikë burgun, e keni apo jo, për këtë që po bëni?! Kaq minimum inteligjence e keni për këtë që po ndodh?! Është fundi i institucioneve, sigurisht po është edhe fundi i karrierës juaj,” theksoi Alibeaj.