November 26, 2024

ZYRTARE/ BE: Me Shqipërinë shihemi në dhjetor 2019, nëse …

Liderët e Bashkimit Europian kanë pranuar që të hapin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë në fund të vitit 2019, nëse dy vendet tregojnë progres të mjaftueshëm në reformat e drejtësisë dhe kundër korrupsionit.

Kështu raporton Reuters.

Në një deklaratë të samitit të premten, liderët e BE thanë se mbështesin një marrëveshje të arritur ditën e martë mes ministrave të bllokut.

Sipas kësaj marrëveshje, progresi i Shqipërisë dhe Maqedonisë do të vlerësohet në qershor të vitit 2019 dhe bisedimet mund të hapen në fund të vitit të ardhshëm.

Sipas agjencisë Reuters, deklarata shërben për të çimentuar një kompromis mes qeverive të BE, por edhe për të mbajtur gjallë shpresat për anëtarësim tek vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar reforma të mëtejshme përpara se të nisin formalisht bisedimet.

Franca dhe Holanda kërkuan më shumë progres përpara se të jepet drita jeshile për negociata.

25 vende të BE ishin gati për të mbështetur hapjen e menjëhershme të negociatave.

Facebook Comments

MineralHygienics.com