December 23, 2024

Si të karikoni telefonin që të zgjasë bateria

Po, bateritë e telefonave tanë celularë nuk janë të mira sepse mezi zgjasin një ditë. Por për këtë e kemi fajin pjesërisht vetë, pasi gjatë gjithë kësaj kohe i kemi karikuar gabim.

Shumë prej nesh janë me idenë që nëse e karikojmë telefonin me periudha të shkurtra, mund t’i shkaktojë dëmtime afatgjata baterisë së tyre, ndaj është më mirë që ta karikosh kur bateria është në fund.

Në fakt, kjo është tërësisht e gabuar.

Një website i kompanisë së baterive Cadex, i quajtur Battery University shpjegon me detaje sesi bateritë prej litiumi në telefonat inteligjentë janë të ndjeshme ndaj versioneve të tyre të ‘stresit’. Dhe si njerëzit, stresi i tepruar mund të dëmtojë jetëgjatësinë e tyre.

Nëse dëshironi që ta mbani baterinë e telefonit tuaj në gjendje sa më të mirë dhe ta përdorni atë për një ditë të tërë pa u shqetësuar që do të mbarojë, duhet të ndryshoni disa zakone.

Mos e lini në karikim një moment që bateria është plot

Sipas Battery University, lënia e telefonit në karikim gjatë gjithë kohës pasi është plot, siç ndodh zakonisht natën, e dëmton baterinë në terma afatgjatë.

Një moment që telefoni ka arritur 100 përqind të karikimit, ai merr “impulse energjie” në mënyrë që të vazhdojë ta mbajë baterinë të mbushur 100 përqind. Kjo bën që bateria të jetë në mënyrë konstante në gjendje të lartë stresi dhe tensioni, duke i shkaktuar në vetvete dëmtim.

Në fakt ekspertët këshillojnë që të mos e karikoni asnjëherë 100 përqind telefonin.

Të paktën kur nuk e keni të nevojshme. Sipas Battery University, bateritë që prodhohen sot nuk kanë nevojë që të jenë të mbushura tërësisht, sepse voltazhi i lartë e streson baterinë dhe e dobëson në terma afatgjatë.

Karikojeni sa më shumë të mundeni dhe nëse është e nevojshme vendoseni herë pas here në karikim, por mos e lini asnjëherë të mbushet deri në fund.

Karikojeni telefonin sa herë të mundeni

Mesa duket bateritë e telefonave tanë janë më të ‘lumtura’ kur i karikojmë herë pas here gjatë ditës, e jo kur i lemë në prizë për një kohë të gjatë.

Karikimi i telefonit kur të ketë humbur 10 përqind të baterisë është më e këshillueshmja. Sigurisht kjo mund të jetë diçka jo shumë praktike për një pjesë të madhe të njerëzve, ndaj dhe këshilla më e mirë është që ta karikoni sa herë keni mundësinë.

Kjo jo vetëm që do t’i japë mundësinë baterisë që të zgjasë më shumë, por në vetvete do ta mbajë plot gjatë gjithë ditës.

Mbajeni në temperatura të ulëta

Bateritë e telefonave inteligjentë janë shumë të ndjeshme ndaj të nxehtit, ndaj dhe vetë prodhuesit e tyre këshillojnë që kur e shihni se pajisja është nxehur më shumë sa duhet, të hiqni kasën. Nëse jeni jashtë në diell mbulojeni telefonin, në këtë mënyrë do të mbroni jetëgjatësinë e baterisë./tvklan.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com