Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar së fundmi bashkëpunimin më të ri me reperin Majk, këngën “Paris Milano”, e cila është pritur mirë nga fansat e dyshes.
Pas një pune të madhe të bërë për këtë projekt, reperi Getoar Selimi ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale, ku kanë shfaqur momentet e ëmbla që po kalojnë së bashku.
Marina duket se po e shijon më së miri plazhin pas një sezone të suksesshme në TV Klan.