Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Ballën, si garantuesin e miliona eurove të kapura në portin e Durrësit, ka deklaruar sot se ato janë paratë e bandës së Elbasanit.
Në një komunikim me median nga selia e PD, Basha tha se “Taulant Balla është garantuesi i parave të bandës së Elbasanit; e dyta, Policia është njoftuar nga shërbimet partnere dhe e treta, këto janë para droge me garancinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS.”
Më poshtë keni deklaratën e plotë të Lulzim Bashës:
Z. Basha, çfarë lidhje keni me vëllezërit Vladi? Sot prokuroria ka nisur një hetim ndaj jush. Nuk dhatë një përgjigje të saktë për çfarë ju lidh me ta dje në parlament, kur z. Balla ju parashtroi një foto.
Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se Taulant Balla është kapobanda dhe e ka marrë atë nga banda e Elbasanit.
Foton me ju?
E ka marrë atë nga banda e Elbasanit! Unë takoj me mijëra njerëz si politikan. Nuk e mbaj mend, as më ka prezantuar njeri me atë person. Është apo s’është ai, nuk mund ta them unë sot. Një gjë mund ta them qartë: nëse është ai, ta marrin ta arrestojnë sot, tani. Ta marrin ta arrestojnë, këtë moment, nëse ky qenka personi i dyshuar. Por…
E mbani mend pse ishte në zyrën tuaj?
Jo, nuk e mbaj mend, disa thonë që mund të ketë qënë në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër. Por e kam të pamundur për momentin, sepse siç e dini, unë takoj me mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë. Por, nxjerrja e kësaj fotoje tregon se kapobanda është Taulant Balla. Dhe njëherë: Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandë së Elbasanit! Paratë janë të bandës së Elbasanit. se çfarë janë aksesorët e tjerë, pak rëndëi ka. E para. E dyta policia ëhstë njoftuar nga partnerët. Dhe e treta, këto janë para droge, të cilat pastrohen me bekimin dhe garancinë e kupolës socialiste, në këtë rast të kryetarit të Grupit parlamentar dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.