I ati i Meghan Markle, me sa kemi e kuptuar, e pëlqen vëmendjen, madje ia ka marrë dorën marrëdhënies me median dhe intervistave. Para disa muajsh u publikua edhe skandali që ishte personalisht ai që i shiste fotot e tij te mediat në mënyrë që të flitej për të dhe të bijën.
Vetëm para pak ditësh, Thomas Markle, dha një intervistë për “Goodmorning Britain”, për të cilën u pagua plot 7500 paundë dhe ku zbuloi që Meghan dhe Harry po planifikojnë të bëjnë fèmijë. Së fundmi, ai ka dhënë edhe një tjetër intervistë, ku ka bërë një tjetër deklaratë të papritur. Ai ka rrëfyer se mendon se familja mbretërore po e mban me forcë larg të bijës. Thomas është shprehur se ka dashur disa herë që të shkojë të vizitojë të bijën, por familja mbretërore nuk e ka lejuar.
Ai, po ashtu, ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin se Meghan nuk e uroi në “Ditën e Baballarëve”.