Ajo nuk ka rregulla të çuditshme vetëm në karrierën dhe punën e saj, në shesh xhirime apo kudo tjetër, ajo ndjek disa rregulla të çuditshme edhe në jetën e saj private. Aktorja e famshme australiane, Nicole Kidman së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Parade” ku ka folur për jetën e saj bashkëshortore me Keith Urban.
Për herë të parë ajo ka zbuluar se sekreti i martesës së saj të lumtur është të mos komunikuarit me mesazhe. Edhe pse fillimisht kjo përgjigje ka habitur, Nicole u shpreh se është shumë e vërtetë, ky është një rregull shumë i rëndësishëm në martesën e saj dhe ka dhënë një rezultat të mahnitshëm, ata festojnë 12 vite së bashku. 51-vjeçarja ka treguar gjithashtu se në fillimet e lidhjes së tyre ata komunikonin me mesazhe, por stresi dhe mërzitja i shtonin monotoninë e lidhjes dhe ajo nuk ndihej mirë për këtë.