Programi 100 fshatrat që synon të sjellë një model të ri zhvillimi në zonat rurale do të ketë pjesë active edhe studentët e arkitekturës, urbanistikës, planifkimit urban, peizazhit dhe mjedisit.
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) bëri me dije se nga gushti deri në dhjetor do të jetë e hapur “Akademia 100+ fshatrat” e cila synon të tërheqë studentët e disa degëve specifikë të cilët do të vizitojnë për të paktën katër javë fshatrat për të sjellë më pas sugjerimet e tyre për zhvillimin.
“Akademia 100+ fshatrat” zhvillohet në kuadër të Programit të Rilindjes Rurale me fokus 100+ fshatrat ku duam të ndërtojmë një model zhvillimi rural bazuar tek poteciali turistik.
Akademia synon të mbledhë së bashku student masteri të arkiterkurës, e planifikimit, projektimit, peizazhit e mjedisit të sapo diplomuar të këtyre fushave si dhe pedagogë të tyre të cilët ndajnë vlerësimë dhe pasione të ngjashme për fshatin dhe besojnë tek potenciali i tij për t’u zhvilluar si pikë graviteti e fuqishme.
Akademia 100 + fshtarat po ndërtohet sipas shembullit të Akademisë Verore të Atelier Albania por me shtrirje shumë më të gjerë. Academia 100+ fshatrat do të bazohet në 20 atelier projektimi të veçanta por të lidhura me njëra-tjetrën dhe nën udhëheqjen e AKPT-së” thuhet në njoftimin e agjencisë.
Po kështu ajo thekson se fokusimi në 100 fshatra bëhet për të krijuar 100 zona zhvillimi ekonomik rural bazuar tek investimet në agroturizëm dhe ekoturizëm duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore, mrekullitë natyrorem traditën në tërësi dhe kapacitet lokale dhe investimet e sipërmarrjes.
Afati për të aplikuar në këtë akademi sipas AKPT-së është data 15 korrik 2018 ndëkrohë që ofertat e pranimit do të dërgohen jo më vonë se 20 korriku. Të gjithë kandidatët e përzgjehdur do të kalojnë gjithashtu edhe një fazë intervistash.(monitor)