Sipas TMZ, Carlos Lopez Jr, ka vrarë veten pasi pranë kokës së tij është gjetur një armë. Shoku i tij i dhomës e ka gjetur të pajetë rreth orës 8 të pasdites në një apartament në Los Angeles.Pas kësaj ai telefonoi policinë. 35-vjeçari i ndjerë ka marrë pjesë në shumë filma të njohur, një prejt tyre edhe seriali “iCarly” që transmetohet në IN Tv, por edhe “CSI: Cyber”, si dhe së fundmi kishte rolin e shefit të Policisë në filim e Tom Cruise “American Made”. Ai gjithashtu ishte pjesë e programit televiz “Operation Repo” për dy vite. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se aktori i njohur ka lënë dhe një shënim, por që nuk është publikuar ende. Fansat e tij kanë shprehur pikëllim dhe dhimbje në rrjetet sociale për humbjen.