Kryqëzata personale e Edi Ramës për t’i mbushur mendjen liderëve kryesorë të vendeve europiane me sa duket ka dështuar. Mbledhja e sotme përgatitore e Ministrave të jashtëm të BE ka vendosur ta anashkalojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Këshilli i Çështjeve të përgjithshme, ku kalojnë në sitë temat që liderët europianë do të diskutojnë në samitin e 28 qershorit është mbyllur pa konsensus për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Megjithëse një javë më parë shpresave të vendit tonë I’u dha një goditje e fortë nga votimi negativ i parlamentit hollandez, qeveria shqiptare tentoi deri në fund t’a kthejsë situatën. Një takim lobues që organizoi ministi i jashtëm grek Koziaz, dje në Bruksel, u bojkotua nga shumica e homologëve të tij. Përpos Holandës ëndrra shqiptare, që ishte bërë më e prekshme pas dhënies së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave nga Komisioni Europian, mori një dush të ftohtë edhe nga Franca si dhe nga Danimarka që i’u bashkua grupit të kundërshtarëve në minutat e fundit.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias që tregoi për mediat disa sekrete nga ky takim tha se “Franca, Danimarka dhe Hollanda mendojnë se duhet të shtyjmë të gjithë procesin. Por të shtysh këtë proces europian do të thotë që të shtysh stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit”.
Filimisht, Lapsi.al njoftoi për këtë lajm të keq për qeverinë shqiptare, duke iu referuar burimeve të një diplomati të lartë në Bruksel. Por në fund të javës së kaluar ideja që qarkullonte në zyrat e kryeqytetit belg ishte se Shqipërisë do t’i thuhej një “JO” me lavdërime, ndërsa Maqedonisë një “JO” me kushte. Por, me sa duket mosgjetja e konsensusit mes shteteve anëtare do të djegë edhe fqinjin tonë sllav, ndërkohë që burime po diplomatike dëshmojnë se për këtë dështim, Maqedonia do të kompensohet (si rrezultat i marëveshjes së emrit me Greqinë) me antarësimin në Nato korrikun e ardhshëm.
Përpara nisjes së takimit, Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok përsëriti qëndrimin hezitues të vendit të tij. “Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete për korrupsionin.E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit, por duhet të shohim më shumë. Ne mbështesim progresin që kanë bërë, por nuk mund të injorojmë faktin që duhet të shohim rezultate konkrete”, u shpreh ai
Megjithëse ky vendim i rëndë “dënon” në radhë të parë Shqipërinë, ai është një grusht i fortë për imazhin qeverisës të Edi Ramës. Kjo për më tepër sepse kyryeministri shqiptar e kishte shndërruar në një betejë personale hapjen e negociatave për këtë qershor.
Nisur edhe nga fakti se viti tjetër është ai i zgjedhjeve për parlamentin europian, ku nën presionin e ekstremit të djathtë qeveritë zor se do të ndërmarin hapa pozitivë drejt politikave të zgjerimit, Rama e kërkoi dëshpërimisht dritën jeshile në këtë 28 qershor.
Vendet që mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë po tentojnë deri më tani pa sukses që të shkohet në variantin fillestar që ka qarkulluar në kancelaritë europine, pra tek hapja e negociatave me kushte dhe tek fillimi i bisedimeve në qershorin e vitit të ardhshëm.
Burime të afërta me qeverinë shqiptare bëjnë të ditur se në kryeministri po i jepet dora e fundit strategjisë së shitjes së dështimit si sukses. Politikanët e PS dhe mediat pranë tyre do t’i bëjnë jehonë deklaratave pozitive që u artikuluan për Shqipërinë, vendeve që e mbështetën atë, ndërsa vetë kryeministri do të shtojë gjuhën e ashpër kunder politikave të ekstremit të djathtë që po rrënojnë Europën.
E gjitha do të jetë në funksion të gëlltitjes sa më të lehtë që shqiptarët duhet t’i bëjnë, pilulës së helmuar që po u vjen nga BE.