November 24, 2024

Basha: Nuk hyhet në Europë duke gënjyer, negociatat nuk hapen as në 2019

Për Lulzim Bashën, krimi dhe korrupsioni në qeverisje është shkaku kryesor që Shqipëisë iu refuzua hapja e negociatave. Por nga “mënyra si Edi Rama po e trajton këtë dështim, tregon se nëse nuk ka një kthesë të madhe, e njëjta gjë na pret edhe pas një viti, i njëjti refuzim” u shpreh kreu i PD-së, për të cilin ky ishte një dështim i paralajmëruar.

Sipas Bashës, “sjellja e Rames edhe pas refuzimit për hapjen e negociatave duke mashtruar pa turp shqiptarët tregon qartë se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë nga kushtet për ti hapur negociatat as në vitin 2019. Zgjedhja e tij nuk është Europa, por krimi, korrupsioni dhe droga. Sot ka vetëm një rrugë që të sigurojmë Europën: Të përballemi me të vërtetën: se është qeveria e Edi Ramës ajo që na mban larg Europës” tha Basha në konferencën për mediat.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com