Vetë Dukesha e Kembrixhit nuk ka folur shumë në media për atë pjesë të fëmijërisë së kaluar në Jordani, por këtë e bëri tani I shoqi, pikërisht gjatë ndalesës në këtë vend si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme.Familja e Kate-t u shpërngul në Jordani majin e vitit 1984, kur ajo ishte dy vjec dhe e motra Pipa vetëm 8 muajshe. I ati, Michael, menaxher i British Airways duhet të vendosej në Aman për punë dhe i mori me vete. Aty qëndruan disa vjet, periudhë kjo të cilën Kate e kujton me dashuri të madhe sipas William-it.
Kjo është dhe arsyeja përse 36 vjecarja u zemërua që nuk mund ta shoqëronte në këtë rrugëtim për shkak se nuk ka shumë që solli në jetë fëmijën e tyre të tretë, Louis. Si për koincidencë, kreu I shoqatës së bamirësise me të cilin William u prezantua gjatë kësaj vizite, e njihte mirë shtëpinë në të cilën kanë jetuar dikur Mildleton-ët!