Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, me një fytyrë të mërzitur dhe në një gjendje të dobët mendore, sot në një deklaratë për mediat, 48 orë pas bllokimit të Toyotës me 3.4 milionë Euro tha se kishte prova që lidhnin Bashën me personat e përfshirë.
Pas deklaratës së Ballës, ka ardhur edhe përgjigja nga Partia Demokratike.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me një status në Facebook bën thirrje që Balla të publikojë që tani provat që ka ndaj Bashës, nuk ka pse pret të Enjten.
Reagimi i Edi Palokës:
Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.
Dy pyetje për derrkucin me Toyota:
Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?
Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?
Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.