Vendet e BE diskutuan të martën në Luksemburg nëse do të hapin dritën e gjelbër për bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi disa shtete shprehën shqetësie rreth korrupsionit dhe sundimit të ligjit në dy vendet. Mediat e huaja njoftojnë sot se çfarë po debatojnë kryediplomatët dhe në veçnati kanë cituar atë holandez dhe atë gjerman.
Sipas këtyre emdiave, Komisioni Europian rekomandoi në prill që Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë mjaft progres për të garantuar fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Me zgjidhjen e fundit të një debati të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, ku të dy shtete ranë dakord që t’i referohen ish-republikës jugosllave si Republika e Maqedonisë së Veriut, shumica e vendeve të BE janë prirur për të hapëur bisedimet për anëtarësim. Michael Roth, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, tha se të dy vendet kanë bërë “ përparim të dukshëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit”, prandaj Gjermania e mbështetin nisjen e procesit.
“Unë mund vetëm t’i bëj edhe apel edhe njëhërë miqve tanë në Holandë dhe Francë të mos qëndrojnë në rrugën e një konsensusi të nevojshëm”, tha Roth para takimit të ministravev të Jashtëm europianë. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Bloc, pranoi se të dyja vendet kanë bërë “përparim të rëndësishëm”. “Por, në të njëjtën kohë, ato nuk janë aty ku duhet,” tha Blok. “Ne dëshirojmë të shikojmë një provë të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”.
Roth tha megjithatë se ai ishte optimist se ministrat mund të bien dakord të martën, duke vënë në dukje se Gjermania ka propozuar një kompromis. “Ne mudn të ngremë disa shqetësime sot dhe do ta bëjmë të qartë që veçanërisht Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për të hapjen e kapitujve për negociatat”, tha ai.