November 26, 2024

Salianji – deputetes së PS: Për ju e kam një dokument nga Italia, por………

“Për ju zonjë e kam një dokument nga Italia, por nuk e nxjerr sot. Do ta nxjerr një ditë tjetër! ” Me këto fjalë e ka paralajmëruar deputeti demokrat Ervin Salianji, deputeten e PS Elisa Spiropali sot në Komisionin e Punës, e cila disa herë me radhë i ka prerë fjalën pa i lënë mundësi të fliste.Opozita ka protetsuar sërish sot në komisione duke akuzuar qeverinë se po bëhet pengesë për integrimin me aferat e saj kriminale. Salianji theksoi në fjalën e tij se në vend nuk ishin problem ligjet, por zbatimi i tyre.

Ja debati:

Salianji:Dua të krijohen kushtet në këtë komision që të na dëgjojnë qyetatrët. Ndryshe merrni pushim dhe qetësohuni. Po ju them që ky ligj është i rëndësishëm; në Shqipëri pa dyshim ka pasoja të ëmdha nga dhuna në familje dhe vrasje por ne të gjithë kolegët po i themi të gjitha këto se shkaqet nuk janë vetëm prodhimi i ligjeve. Sepse ligjet i bëjmë me nxitim ne, ngrini dorën ju, ikim, mbaroi. Ja ju duk sikur fituat ndonjë gjë, ne sikur bëmë ndonjë sherr me ju kot, kur kërkojmë fjalën…Se ne fjalën po kërkojmë. Të lutem mos kërko, se po flas.

Deputetja e PS: Jo, nuk ka sherr këtu. Ka votim ligji.

Salianji: Ta përfundoj

Deputetja e PS: Nuk ka për të të lënë njeri të bësh sherr këtu, të jesh i qartë.

Salianji: Ok, jam shumë i qartë. Për ju kam një dokument nga Italia, por nuk e nxjerr sot. Për ju zonjë, kam një dokument nga Italia po do ta nxjerr një ditë tjetër.

(Ilaritet në sallë)

Salianji: E kam një dokument për ju personalisht , po më ler të ëprfundoj fjalën që të mos merrem me atë që ke hall ti. E di shumë mirë se çfarë halli ke. Këtu në këtë vend shkak është zbatimi i ligjit dhe disa njerëz këtu që tentojnë të na presin fjalën ne.

Facebook Comments

MineralHygienics.com