November 26, 2024

PD proteston në komision për 2 ministra rendi

Partia Demokratike ka protestuar sot  në Komisionin e Punës nëpërmjet deputetit Bardh Spahia. Komisioni drejtohej nga deputetja e PS, Elisa Spiropali, e cila ka tentuar ta pengojë Spahian të demaskojë qeverinë. Por, demokrati e ka marrë fjalën duke ngritur çështjen e integrimit të Shqipërisë, që po mbahet peng nga kjo qeveri dhe mazhorancë.

“Nuk ka integrim të Shqipërisë pa plotësuar kushtet, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa një reformë të vërtetë në drejtësi, që të mos mbrojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, të mos luftojë më të tëra forcat krimin, – tha Spahia në mes të zhurmës dhe tentativave të Spirapalit për ta ndalur. – Nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra rendi njeri pas tjetrit janë të lidhur ngushtë dhe njihen si drejtues të trafikut të drogës.”

Spiropali, në kushtet kur Spahia nuk e ka ndalur fjalën, ka njoftuar 5 minuta pushim dhe ka dalë nga salla duke marrë me vete, deputetët e mazhorancës.

Deputetën e opozitës nuk kanë lëvizur nga salla.

DEBATI:

Spahia: Nuk mund të ketë integrim pa luftuar krimin, kultivimin e drogës dhe korrupsionin…

Spiropali: Mund ta mbyllësh pak?!Vazhdojmë me nenin 1, bëhen këto shtesa…

Spahia: Nuk mund të ketë ingetrimpa luftuar trafikun e drogës dhe kultivimin e saj…

Spiropali: Në nenin 1 bëhen këto shtesa…

Spahia: Nuk mund të ketë integrim pa nëj reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme…

Spiropali: Po prapë do t’i humbni, kot e keni…Kështu që të bëjmë reformën. Tani të lutem, mbylle mikrofonin, të vazhdojmë mbledhjen…

Facebook Comments

MineralHygienics.com