Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftuan se se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tiranë-Durrës do të fillojë të hënën në orën 06-00 të mëngjesit fazën e katërt të punimeve në segmentin Shkozet – Durrës në drejtimin Tiranë-Durrës.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhezimet e policisë rrugore në terren.
1. Bllokimi dhe devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 deri ne 22:00 te dites se hene date 25/06/2018.
2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se unazes shkozetit dhe te ndjekin Shkozet – Durres ( zona kenetes) ose unazen e Shkozetit.
3. Ky devijim do te vazhdoje deri deri ne oren 22:00 date 25/06/2018
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durres do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durres – Tirane për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të njoftojnë sërish.