December 24, 2024

Si t’i ngrini dredhëzat e freskëta

Nëse i ngrini kështu, do të ruajnë shijen si kur sapo i keni vjelë.

Ekspertët e kuzhinës këshillojnë se si t’i ngrini dredhëzat në mënyrë që ato ta ruajnë shijen pa marrë parasysh kohën se kur do t’i konsumoni.

Rruga, të cilën dredhëzat e kalojnë nga vendi ku janë vjelë deri në dyqanet ku shiten, është rrugë e vështirë me përfundim të ëmbël. Mirëpo ndonjëherë ne blejmë më shumë dredhëza se sa mund t’i hamë, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk dëshironi t’i bëni vetes mjaft punë me përgatitjen e xhemit, po ju japim zgjidhjen e thjeshtë: Ngrini.

Kur i ngrini ashtu siç duhet, ato do të ruajnë të gjithë përbërësit ushqyes dhe cilësinë, por do të mbeten shija e tyre dhe vlerat nutritive.

Mbani në mend që ato ndryshojnë ngjyrën, dredhëzat bëhen më të errëta, tekstura e tyre bëhet shumë më e butë, kështu që nuk duhet që dredhëzat të cilat janë të ngrira pastaj të shkrira të kenë të duken njësoj si kur kanë qenë të freskëta.

Megjithatë, mos u brengosni, ekzistojnë shumë receta, me të cilat ato mund të jenë të përdorshme në mënyrë të shkëlqyeshme.

Veprimi 1: Përgatitni dredhëzat. Zgjidhni dredhëzat të cilat kanë ngjyrë të kuqe në të errët, të forta dhe plotësisht të pjekura. Lani dhe thani me kujdes dredhëzat, ndani kërcejtë. Dredhëzat e thata vendosni në një letër të veçantë.

Vërejtje: Mos i mbani gjatë dredhëzat në ujë, sepse ato mund t’i humbin përbërësit ushqyes dhe shijen.

Veprimi 2: Dredhëzat mund t’i ngrini të plota, të përgjysmuara apo të shtypura. Dredhëzat të cilat nuk janë të ëmbla, më parë ngrini në letër të ndarë, në tepsi për pjekje. Kur bëhen të ngrira ndani secilën dredhëz veç e veç dhe paketoni në qese të vogla të frigoriferit me ngrirje të thellë.

Provoni t’i lini sa më shumë ajër në qese, në mënyrë që dredhëzat të mos ngjiten njëra me tjetrën. Për të qenë dredhëzat të ëmbla, frutat ndani apo pritni në një enë.

Qitni secilës nga një grusht bathëza me gjysmë filxhani sheqer, pastaj përzieni që sheqeri të shkrihet. Lehtë rrafshoni dhe futni në frigorifer. Kjo do të ishte e gjitha.

Facebook Comments

MineralHygienics.com