Edmond Panariti, ish-Ministri i qeverisë Rama në mandatin e parë, nuk e ka kaluar në heshtje, mohimin e thatë të kryeministrit Rama se nuk do të ngrihet kamp refugjatësh në Shqipëri. Panariti deklaron se faktin që Shqipëria është vetëofruar, e thonë politikanë me peshë europiane, por në Shqipëri vazhdon mungesa e transparencës për këtë temë. Ai bën thirrje që Kuvendi të reagojë për këtë çështje me kaq peshë që lidhet me stabilitetin e vendit.
Ja mesazhi i Panaritit në Fb:
Gjashteqindmije, gjashtedhjetemije, apo gjashtemije refugjate, ajo qe duket qarte eshte se Shqiperia po konsiderohet seriozisht si nje vend “tampon” per frenimin e fluksit te refugjateve nga zonat e nxehta te lindjes.
I ndodhur para nje fluksi te paprecedent migrator, i cili sipas Presidentit te Parlamentit Evropian kercenon stabilitetin e Evropes se Bashkuar, kjo e fundit me te drejte, po synon te krijojne zona “buffer” ne kufijte e saj jugore, ku te strehoje refugjatet.
Shqiperia, fale pozicionit te saj konsiderohet nje stacion i preferuar. Opsioni i kampeve ne vendet e Afrikes Veriore, duket jo i qendrueshem sepse qellimi i refugjateve dhe i atyre qe i mbeshtetin ne shperngulje eshte zbarkimi me çdo kusht ne toke evropiane dhe jo per te qendruar ne Afrike.
Shqiperia eshte veteofruar per te qene pritese dhe kete e deklarojne politikane me peshe evropiane. Si gjithnje mungese e plote transparence si qysh dhe tek, me ke eshte biseduar, negociuar?!
Ndersa flitet per stabilitetin e Evropes, si garantohet stabiliteti i Shqiperise? Po Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Sigurise, Grupet Parlamentare, ku jane?