November 28, 2024

Vdes babai i Kate Spade, një natë para varrimit të bijës

Vetëm disa javë pasi dizajnerja Kate Spade kreu vetëvrasje dhe një natë para ceremonisë së varrimit të saj, ka ndërruar jetë babai i saj, Earl F. Brosnahan Jr. në moshën 89 vjeçare.
Përmes një njoftimi familjarët kanë bërë të ditur se Earl nuk ishte mirë me shëndet dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar pas humbjes së vajzës.
Ai ishte në shtëpi i rrethuar nga familjarët në momentet e fundit të jetës.
Earl kishte lindur dhe jetonte në Kansas City, ku edhe ishte planifikuar varrimi i Kate Spade.
Kate kreu vetëvrasje më 5 qershor duke e varë veten me një shall në apartamentin e saj në New York, pas disa muajsh gjendje depresive.

Facebook Comments

MineralHygienics.com