November 24, 2024

Rama bllokon internetin në sallën e parlamentit?

Pasi i ndërpreu fjalën kreut të opozitës, me urdhër të Edi Ramës është hequr edhe interneti nga salla e parlamentit me qëllim që të mos transmetohet fjala e Lulzim Bashës në Facebook.

 

Janë gazetarët e pranishëm në parlament që e kanë konstatuar faktin se interneti shkëputet çdo 2-3 minuta.

Sipas PD-së, në media po shpërndahet lajmi se fjala e Bashës në parlament nuk po transmetohet për shkak të internetit të kufizuar.

E vërteta është se kufizimi i internetit nuk është rastësor.

Në shkelje të ligjit, shërbimet e Kuvendit po përdorin çdo 2-3 minuta bllokimin e valëve për përdorimin e internetit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com