Nga fotot që kanë zgjedhur t’i ndajnë me ne, duken se të gjithë kanë kaluar kohë më familjet e tyre dhe shumë pak prej tyre kanë pushuar në grupe të mëdha miqsh. Dhe në fakt nuk kishte si mund të ndodhte ndryshe, në rrjetet e tyre sociale i shohim më të relaksuar se kurrë, duke na prezantuar edhe vende mahnitëse.
Alketa Vejsiu, moderatore, producente , dhe sipërmarrëse e suksesshme nuk priti shumë fill pas mbarimit të spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, zgjodhi që të pushojë në Afrikë. Në fotot e publikuara Alketa ndryshe nga herët e tjera që tregon anën e bukur të jetës, këtë herë na ka prezantuar fëmijët e Afrikës, që në fakt s’duken dhe aq të lumtur.
Çifti simpatik Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë zgjedhur Sarandën për të kaluar ca ditë të bukura me vogëlushen Ameli, të cilën e shohim të përgatirur deri në detaje me veshje këmbësh e kapele për të shijuar detin dhe dielli.
Dhe çifti shumë I ëmbël Lindi dhe Venera po kalojnë ditët ndoshta më të veçantat të dashurisë së tyre në Barcelonë, tashmë zyrtarisht të fejuar. Lindi romantik zgjodhi këtë vend për t’i propozuar të dashurës së tij. E ku ka kujtim më të bukur.
Moderatorja e ‘Top Channel’, Arbana Osmani pas përfundimit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” zgjodhi pikërisht stafin për ta bërë të lumtur. Të gjithë bashkë u nisën në Turqi për të pushuar në një nga resortet më luksoze në Kemer.
Këngëtarja Jonida Maliqi me prindërit dhe djalin e saj vetëm dy ditë më parë mbyllën ca ditë pushime në një resort në Turqi. Ditë të cilat Jonida na hodhi herë pas herë në rrjetin e saj social teksa lozte me djalin e relaksohej, na shfaqej siç di mire ajo, në formë dhe e kuruar me kujdes.
Ermal Mamaqi dhe Amanda Toska tashmë të bërë 4 në familje, nuk mund të zgjidhnin tjetër veçse një resort në Turqi, ku luksi dhe relaksi të ofrohen më së miri për një mami me dy fëmijë të vegjël.
Edhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj pas angazhimeve të saj të fundit ka zgjedhur Turqinë si vendin për të shijuar rrezet e diellit dhe momentet plot relax me familjen e saj. Rudina duket qartë e lumtur me vogëlushen përdore. Dhe nuk mund të mungonte një foto plot humor teksa ajo kthen një tekila, këtu me siguri vogëlushja po fle në dhomë dhe Rudina shijon ato momentet e rralla të një mami, me një pije të vogël alkoolike
Bukuroshja Xhemi Shehu na qetësoi sytë këtë herë jo vetëm me imazhin e saj por edhe me natyrën të cilën po shijon ditët e saj të pushimeve, të parat as mbarimit të sezonint të Portokallisë. Dhe vlen të theksohet se kjo natyrë është pikërisht në jugun e Shqipërisë, Sarandë./BORDO