Kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja, provën e madhe të vetingut, në fund të së cilës u konfirmua në këtë pozicion, e ka përshkruar me fjalët ““Njesoj si te kaloje varrin per se gjalli”. Ai në një deklaratë për mediat tha se rikonfirmimin në detyrë e ka pritur në shtëpi, dhe pasi është rikonfirmuar në këtë pozicion ka shkuar drejt zyrës.
Nga ana tjetër ai ka thënë se kurrë nuk e ka menduar dorëheqjen. Kreu i Kushtetueses thotë se “Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”. “S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese.
Për rastin tim, do merret përfaqësuesi ligjor. Kolegji apelimi do caktoj standardin e kryerjes së Vettingut. S’e kam menduar kurrë që s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”, tha ai. Vetingun ai e ka cilësuar si një ndër më të ashprit në vend. Sipas kreut te Kushtetueses, tani i takon perfaqesuesit te tij ligjor te merret me rastin e tij.
“Vettingu është një ndër ligjet më të ashpra. S’di të them nëse fajin e kanë ndërkombëtarët, politika apo dikush tjetër por kjo situatë ku jemi, do zgjidhje. Ndërkombëtarët janë ndihmues por vendimarrës janë shqiptarët dhe politika mori vendime. S’dua të komentoj rastin tim, pasi do të ndikonte në vendimmarrjet e komisionit të Vettingut por avokati im nqs e vlerëson që ka shkelje do ndjekë hapat ligjor. Në këtë situatë ku mungojnë 6 gjyqtarë në Kushtetuese, asnjë s’duhet të zëvendësohet pa kaluar Vettingun”, tha ai.