Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka dalë kundër Edi Ramës për ngritjen e kampeve ku do të stresohen sirianët e ikur nga lufta.
Pas reagimit të Majkos, ka ardhur edhe një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Sipas tij, Majko është treguar një shtetar i përgjegjshëm.
Reagimi i Ylli Manjanit:
Respekt për qëndrimin prej shtetari të përgjegjshëm të zotit Pandeli Majko!
Ashtu është: më mirë pa ftesë për negociata sesa shndërrimi i vendit në pikë grumbulli refugjatësh!
Ashtu është: siguria e kombit Shqiptar vihet në rrezik serioz!
Jam tërësisht në një mendje me Pandin!
Mbetet që Rilindja të bjerë dakord me këtë qëndrim të përgjegjshëm!!