November 28, 2024

Eva Longoria bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e famshme e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë. 43-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Jose Baston, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Santiago Enrique. Çifti e ka ndarë lajmin me Hola USA dhe kanë bërë të ditur se djali ka lindur ditën e djeshme.

Fotja e parë e aktores me djalin, e publikuar nga Hola

“Ne jemi shumë mirënjohës për këtë bekim të bukur”, -janë shprehur ata për Hola. Po ashtu, çifti ka bërë të ditur se djali është i shëndetshëm dhe ka lindur në Cedars-Sinai Medical Center, në Los Angeles. Jose ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e parë me Natalia Esperón.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com