Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Ora Neës, ka komentuar aktualitetin politik duke deklaruar me bindje se vendi ndodhet në një udhëkryq dhe zgjidhja sipas ish-kryeministrit Berisha është revolucion qytetar për largimin e Edi Ramës.
Berisha ka komentuar mundësinë e ndërtimit të një kampi refugjatësh në vendin tonë, mundësinë e hapjes së negociatave, sjelljen e opozitës me kuvendin si dhe reformën në drejtësi për të cilën ka shigjetuar me akuza dy ambasadorët kryesorë në vend si bashkëpunëtorë të Ramës për ta kapur sistemin.
Ish-kryeministri Berisha, komenton dhe akuzat e ish-truprojës së tij Izet Haxhia, ndërsa jep dhe një vlerësim për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Intervistën e plotë të zotit Berisha dhënë gazetarit Everest Dedaj, do të keni mundësi ta ndiqni të plotë në edicionin qendror të lajmeve në orën 20:00.