Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka futur në kaos, Komisionin e Informimit, pasi përveçse ka hyrë pa u ftuar, nuk pranon të dalë jashtë! Veliaj propagandon pa pushim projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit si të kryer, të përfunduar dhe nuk ka denjuar të dëgjojë kryetaren Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar pa pushim të dalë jashtë dhe të mos bllokojë seancën!
Pasi Vokshi ka tentuar disa herë që Garda ta nxjerrë jashtë Veliaj, ka hequr dorë pasi “duket që kanë frikë”, siç u shpreh. Në fund, Vokshi përmes mediave, live, ka kërkuar të ndërhyjë Gramoç Ruçi të zgjidhë problemin!
Ndërkohë, Veliaj nuk reshti së foluri, duke propaganduar pa pushim arritjet e qeverisë!
Deputetët e Pd janë afruar tek Veliaj, që me qendirmin e tij po e fyente znj. Vokshi, por Garda e ka rrethuar për ta mbrojtur dhe ka krijuar një mur midis tij dhe deputetëve të PD-së.
Vokshi: Ju lutem, Garda, nxirrni kryetarin e Bashkisë!
Ndërkohë, Veliaj nuk e lëshonte karrigen e komisionit duke e provokuar situatën më tepër, ndërkohë që pas tij Garda përpiqej të shmangte deputetët e opozitës që i kërkonin të dilnte nga mbledhja ku nuk ishte i thirrur.
Vokshi: Kam kërkuar të ndërhyjë Gramoz Ruçi! Garda, ju lutem, nxirreni jashtë dhunuesin e parlamentin, kryetarin e Bahskisë!
Tensioni në komision vazhdon…