November 28, 2024

Keni dëgjuar për dietën “Keto”? Lori na e zbulon

Fiziku i saj ka qenë gjithmon në formë dhe për t’u pasur zili, duke pasur parasysh që Lori Hoxha tregon vazhdimisht se konsumon çfarë të ketë dëshirë dhe nuk kufizohet në ushqim. Së fundmi ajo ka zbuluar një dietë që sipas saj e përdorin VIP-at për t’u dobësuar midis të cilëve edhe Sara me Ledionin.

Nëpërmjet një satusi të publikuar në “Instagram”, Lori shpjegon se si rrjedhjojë e shumë mesazheve që ndjekësit e saj i kanë dërguar, për të ditur sesi ajo është gjithmonë në formë, zbulon një dietë që ka qenë rezultative për shumë personazhe të njohur.

“Mënyra e duhur për të mbajtur këtë dietë është të hash për 8 orë(jo sheqerna,jo karbohidrate) dhe të mos hash në kohën e mbetur. Quhet dieta “Keto”, kërkojeni në “google”. Ka funksionuar për njerëzit që njoh. Unë nga ana tjetër po mbaj dietën Lori,ku ha çfarë të dua për 8 orë dhe pastaj rri pa ngrënë në pjesën e mbetur të kohës, sepse sheqernat dhe karbohidratet janë ajo çfarë unë jam dhe refuzoj të heq dorë nga to”- ka shkruar Lori.

Ajo gjithashtu ka thënë se për më shumë detaje ndjekësit mund t’i shkruajnë Ledionit dhe Sarës, të cilët mesa duket e kanë aplikuar.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com