Supermodelja e famshme, Irina Shayk duket se ka vendosur që të bëjë ndryshime në pamjen e saj të jashtme.
32-vjecarja ka shkuar në një sfilatë mode me flokë të shkurtër dhe me baluke, ndryshe nga të gjitha herët e tjera. Ky ishte një lloj eksperimenti për të pasi nuk kishte provuar kurrë të bënte këtë look.
Modelin e flokëve e shoqëroi me një kostum të zi me dekolte të hapur dhe me grim të lehtë. Kujtojmë se Shayk ka qenë e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, para se ai të lidhej me Georginën, me të cilën jetojnë si një familje e madhe plot me fëmijë.