Fillimi i kësaj jave, 18 qershori, për vendin tonë do të mbetet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe reshje shiu në mesditë të shoqëruara me rrebeshe dhe stuhi të izoluara.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/ sek në bregdetin e Adriatikutt. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max Zonat malore 12/24°C Zonat e ulëta 19/31°C Zonat bregdetare 19/29°C