November 25, 2024

Gjiknuri: Ja se kur është gati Rruga e Arbërit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se nga sot nis puna për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’.

Nga qyteti i Peshkopisë, ku qeveria ndodhet në takim me banorët, ministri Gjiknuri theksoi se rruga e re do të shkurtojë një hapësirë të konsiderueshme, duke e bërë Dibër-Tiranë në 69 kilometra.

Sipas Gjiknurit, ‘Rruga e Arbrit’ do të përfundojë para zgjedhjeve të përgjithshme, ku do të jetë gati për të gjithë dibranët.

“Do shkurtohet më tej rruga, Dibër-Tiranë 69 km. Kemi bërë lidhjen me degëzimin e Klosit. Rruga do t’i vlejë edhe Matit e Burrelit. Projekti trajton rrugën me të gjithë elementët. Do të shmangim kthesat e shumëfishta, ku parashikohen 6 tunelë dhe 4 ura, si dhe një tunel për raste emergjence. Nuk po e ndërtojmë rrugën për qëllim elektoral, por do bëjmë një rrugë me standard evropian siç Dibra e meriton. ‘Rruga e Arbrit’ është investimi i parë i projekti ‘1 miliard dollarë’. Rruga do të përfundojë para zgjedhjeve të përgjithshme dhe do ta festojmë këtu. Do vij këtu” – tha sot Damian Gjiknuri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com