November 27, 2024

ISIS kërcënon Botërorin

Shteti Islamik ISIS ka publikuar një kërcënim të hapur për kampionatin botëror të futbollit Rusi 2018.

Përmes një postimi të orëve të fundit, ISIS bën me dije se po vëzhgon kompeticionin botëror dhe po përgatitet për të sulmuar.

Organizmi terrorist ka kërcënuar se po përgatitet të sulmojë me bonba të vendosura në dronë ndeshjet e Rusi 2018.

Ndërkohë Rusia ka angazhuar më shumë se 11 mijë policë, njëmijë trupa në cdo qytet ku do zhvillohen ndeshjet e botërorit, citon lajmifundit.al.

Masat e sigurisë mësohet se janë ndjekur nga afër prej presidentit Vladimir Putin.

Nuk dihet nëse ka të bëjë më këto kërcënime por Rusia ka deklaruar se ka rritur nivelin e sigurisë edhe për fluturimet ajrore./lajmifundit.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com