December 24, 2024

Gjalpi shtëpiak

Gjalpi bën pjesë ndër ushqimet më të pashmangshme, sepse përdoret në përgatitjen e gjellëve të njelmëta dhe të ëmbla dhe të specialiteteve, me të e lyejmë bukën, e lyejmë tepsinë.

Ai është shumë i shijshëm, është treguar shumë më i shëndetshëm se margarina dhe gjendet në listën e artikujve më të dëshiruar të ushqimit të fëmijëve.

Si ta përgatisim?

E gjitha që ju nevojitet janë ajka e ëmbël dhe pak kripë.

Veprimi i parë: Në blender qitni 400 ml ajkë të ëmbël dhe përzieni rreth 10 minuta. Ajka gradualisht do të dendësohet dhe do të shndërrohet në shllag të dendur.

Vazhdoni ta përzieni në blender derisa kokrrat të fillojnë të bashkohen në masë të fortë.

Veprimi i dytë: Kulloni ujin. Zhvendoseni ajkën në ndonjë enë tjetër, shpëlani me ujë të ftohtë dhe sërish kullojeni. Përsëriteni procedurën disa herë, dhe në ajkën e kulluar mirë qitni pak kripë deti.

Qiteni në një enë të vogël apo në kallëp, dhe vendoseni në frigorifer. Gjalpi shtëpiak ka afatin e përdorimit prej disa muajsh.

Facebook Comments

MineralHygienics.com