November 24, 2024

Austriakët pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Mediat austriake pesimiste për negociatat, Rama: Bëmë çfarë na u kërkua, për Xhafaj…

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për portalin austriak ‘Profil’.

Portali shkruan se perspektiva e hapjes së negociatave duket e zymtë.

Kurse kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria la bërë çfarë i është kërkuar nga BE.

Sa i përket çështjes së refugjatëve, Rama tha se ka një rritje të lehtë. Sipas tij, nëse shtohet numri i refugjatëve, do kërkojnë ndihmën e BE.

Duke kritikuar qasjen e BE ndaj Shqipërisë, Rama paralajmëroi se mund te dëmtohet besimi i shqiptarëve ndaj unionit. Madje ai foli edhe për rrezik populist.

Rama u pyet edhe për historinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

‘Italia nuk na e kërkoi asnjëherë ekstradimin e tij. Çfarë të bënim?’

Rama theksoi se Shqipëria e ka luftuar me efikasitet drogën.

‘Për çdo problem të drogës në Holandë apo Francë na fajësojnë ne shqiptarët,’ ironizoi Rama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com