December 23, 2024

Rusia ‘shuplakë’ Arabisë Saudite

Në stadiumin “Luzhniki” të Moskës u luajt ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të futbollit, Rusi-Arabia Saudite.

Rusia, organizatore e turneut, fitoi me rezultatin e pastër 5-0.

Në minutën e 12-të Juri Gazinski shënoi golin e parë për Rusinë me një gjuajtje me kokë.

Rusët janë të papërmbajtshëm para publikut të tyre. Në të 43’ shënojnë dhe golin e dytë me anë të Cheryshev.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71-të rusët shënojnë dhe golin e tretë. Dzyuba me kokë e dërgon topin në rrjetë.

Arabia Saudite është mjaft e dobët, teksa rusët e mbyllin me dy gola spektakolarë të Cheryshev (90+1’) dhe Golovin (90+5’).

Rusia merr tri pikët e para, teksa ndeshja tjetër e Grupit A do të luhet nesër mes Uruguait dhe Egjiptit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com