Mijëra tifozë të futbollit janë mbledhur sot në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, për të përcjellë ceremoninë e hapjes së Botërorit 2018.
Ndeshja e parë sigurisht i takon organizatorit. Është Rusia që do të luajë kundër Arabisë Sauditë në edicionin e 21-të të turneut më të madh global të sportit në botë.
Si tifozët e Rusisë ashtu edhe të Arabisë janë parë duke u bashkuar rreth stadiumit “Luzhniki” derisa nuk kanë munguar këngët e ndryshme, vallëzimet dhe festa e të dyja palëve. Takimi do të nisë në orën 17:00, ndërsa nisjes së topit të parë do t’i paraprijë edhe ceremonia hapëse, me interpretimin edhe të këngëtares shqiptare Era Istrefi, e cila është në krah të Ëill Smith e Nicky Jam në këngën zyrtare të këtij Botërori. Tashmë gjithçka është gati ku për afër 4 javë do të jemi me sy nga Rusia ku 32 Kombëtare marrin pjesë për ta fituar Kupën e Botës.
Në linqet e mëposhtme mund ta ndiqni live:
Kliko Këtu
KlIKO KËTU